image ZYRTARE: Zekirija Ramadani largohet nga Egnatia

Futboll

ZYRTARE: Zekirija Ramadani largohet nga Egnatia

news image

Zekirija Ramadani tashmë nuk do të udhëheqë më Egnatian në Superiore, teksa palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.

Vetëm një ditë pasi rrogozhinasit siguruan qëndrimin mes më të mirëve në Superiore të paktën edhe për një sezon, Ramadani ka vendosur të largohet nga drejtimi i Egnatias.

Lajmin e ka bëtë të ditur vetë Ramadani nëpërmjet një “Insta-Story”, ku falënderon të gjithë stafin e skuadrës për mbështetjen e dhënë, ndërsa i uron Egnatias suksese në kampionat.

“Të dashur miq, doja të ju informoj, se sot përfundimisht mbyllëm bashkëpunimin me Egnatian. Ishte një sezon me shumë vështirësi për të gjithë, por bashkë siguruam edhe për një sezon qëndrimin në Superiore.

Dua që të falënderoj të gjithë ata që ishin me mua në këtë rrugëtim, punëtorët e fushës, ish-drejtorët e klubit, futbollistët që dhanë gjithçka për këtë arritje, faleminderit edhe tifozëve të Egnatias për mbështetjen që na dhanë.

Faleminderit dhe Presidentit Agim Demrozi që gjithë kohën ishte afër ekipit, dhe suksese në kampionatin e rradhës”, ka shkruar Ramadani.

/GazetaSinjaliSport/