image Ramadani: Berisha do fillojë të luajë pas pauzës së kombëtareve

Futboll

Ramadani: Berisha do fillojë të luajë pas pauzës së kombëtareve

news image

Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ulpianës në xhiron e shtatë të Superligës.

Transferi ‘bombastik’ i Prishtinës, Besart Berisha pritet të jetë ndihmesë e madhe për kryeqytetasit pas fillimit jo aq të mirë të kampionatit.

Në prononcimin e tij pas ndeshjes, kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka zbuluar se kur pritet të debutojë sulmuesi.

“Besart Berisha do të na ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të kampionatit, por do t’i ndihmojë gjithashtu të rinjtë e skuadrës që janë në pjesën ofanzive. Pas pauzës së kombëtareve, ai do ta marrë veten dhe pritet të luajë”, ka thënë për trajneri i Prishtinës. /Gazeta Sinjali Sporti/