image Zyrtare: Prishtina njofton për shkëputjen e kontratës me Zekirija Ramadanin

Futboll

Zyrtare: Prishtina njofton për shkëputjen e kontratës me Zekirija Ramadanin

news image

FC Prishtina ka njoftuar tifozerinë e saj “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani, përcjell Sinjali Sport.

“Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë.

Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin. /Gazeta Sinjali Sporti/