image Zyrtare: Xhaka i bashkohet Malishevës

Futboll

Zyrtare: Xhaka i bashkohet Malishevës

news image

Skuadra e futbollit Malisheva ka bërë të ditur përforcimin me ish futbollistin e Prishtinës, Agon Xhaka.

Malisheva synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri, e cila në hapje ndeshet me kampionin Prishtinën.

Njoftimi i klubit të Malishevës për transferimin e Xhakës

“Agon Xhaka I lindur me 9 qershor 1997 në Lausanne të Zvicrrës , është një lojtar mjaft i gjithanshëm. Kryesisht luan si qendër mbrojtës, e po ashtu luan edhe si mbrojtës i majtë dhe i djathtë. Shquhet për aftësitë e shkëlqyeshme në krosime, hap dhe energji.

Ka patur një karrierë mjaft të bujshme në futbollin kosovar, ka filluar me KF Prishtinën ekipin juniorë pastaj ka luajtur për Llapin, është rikthyer përsëri në KF Prishtina. Vitin e fundit ka lujtur me Besën e Pejës, shumicen e ndeshjeve ka qenë kapiten i skuadres.

Marrëveshja e arritur me Agonin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe një shtytje për klubin tonë në sfidat që na presin.

Ne, në FC Malisheva i deshirojmë mirëseardhje Xhakës në klubin tonë dhe i deshirojmë shumë fat në jete dhe karrierë”. /Gazeta Sinjali Sporti/