image Zyrtare: Ulpiana nënshkruan me dyshen Shkalla dhe Rezi

Futboll

Zyrtare: Ulpiana nënshkruan me dyshen Shkalla dhe Rezi

news image

Silvester Shkalla (qendërmbrojtës) dhe Ermir Rezi (mesfushor ofenziv) janë ndër goditjet e para të Ulpianës pas inkuadrimit në Superligë.

Me gjasë të madhe ata janë kërkesa të trajnerit të ri, Edlir Tetova i cili edhe ka punuar në të kaluarën me ta.

Që të dy vijnë nga Kastrioti që edicionin e kaluar mbeti në Kategori Superiore.

Mbrojtësi Shkalla është 26 vjeçar dhe ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Ulpianën.

Edhe Ermir Rezi ka nënshkruar për një vit me klubin lipjanas.

Sulmuesi Marclei Cesar mund të jetë një nga goditje e ardhshme të klubit.

KF ULPIANA nënshkruan me Silvester Shkalla.

Qendërmbrojtësi Silvester Shkalla, vjen tek KF Ulpiana, pas eksperiencës në Kategorinë Superiore në Shqipëri.
Mbrojtësi Shkalla ësht lojtari më i ri i KF Ulpianës. 26 vjeçari ësht zyrtarizuar sot nga klubi i Qytetit, duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare.
#KFU

/Gazeta Sinjali Sporti/

⚪️
????