image Zyrtare: Telekomi i Kosovës nuk ua zvogëlon pagat punëtorëve

Kosovë

Financa/ Zyrtare: Telekomi i Kosovës nuk ua zvogëlon pagat punëtorëve

news image

Bordi i Telekomit të Kosovës edhe përfundimisht ka vendosur që punëtorëve të kësaj ndërmarrje të mos ua zvogëlojë pagat deri në 20%, ashtu siç ishte vendosur muaj më parë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e sigurta brenda kësaj ndërmarrje se në mbledhjen e javës së kaluar të Bordit të Telekomit të Kosovës është vendosur që të shfuqizohet vendimi për zvogëlimin e pagave.

Zvogëlimi i pagave ishte bërë për shkak të gjendjes financiare që është duke kaluar kjo ndërmarrje. Punëtorëve të kësaj ndërmarrje varësisht prej gradave me vendimin e kaluar do t’u zvogëlohej nga 10 deri në 20% të pagave./Gazeta Sinjali/