image Zyrtare: Të gjitha ndeshjet e Series A në 30 ditët e ardhshme do të luhen pa tifozë

Futboll

Futboll/ Zyrtare: Të gjitha ndeshjet e Series A në 30 ditët e ardhshme do të luhen pa tifozë

news image

Korona Virusi ka ndikuar në të gjitha aktivitetet sportive në Itali.

Autoritetet Italiane kanë marrë vendim që të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë edhe Serien A, do të luhen pa tifozë në 30 ditët e ardhshme, transmeton Gazeta Sinjali.

Këto masa do të jenë të vendosura deri me datën 3 prill. Por, në rast që nuk përmirësohet situata, atëherë kjo masë do të vazhdohet.

Deri më tani në Itali, 107 persona kanë vdekur dhe 3089 raste të Korona Virusit janë shfaqur./Gazeta Sinjali/