image Zyrtare: Tavares transferohet në Arsenal

Futboll

Zyrtare: Tavares transferohet në Arsenal

news image

Arsenali ka konfirmuar transferimin e Nuno Tavares nga Benfica, raporton Sinjali Sport.

21 vjeçari kishte marrë vëmendje të madhe nga klubet evropiane në sezonin e fundit, ai bëri debutimin e tij me Benfican në vitin 2018 ku fitoi Superkupën e Portugalisë në vitin 2019.

Edhe menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta u shpreh i kënaqur me transferimin e tij dhe i uroi mirëseardhje në klub.

“Ne e mirëpresim transferimin e tij, ai është një lojtar që është zhvilluar shumë tek Benfica dhe ka potencialin për tu rritur ende si lojtar”, tha Arteta.

“Me Nunon në skuadër, mbrojtja jonë do të forcohet dhe do të ketë më shumë opsione, ai do të integrohet dhe të luajë para tifozëve fantastikë që kemi këtu”, përufundoi Mikel Arteta. /Gazeta Sinjali Sporti/