image ZYRTARE: Tavares kompleton huazimin te Marseille nga Arsenali

Futboll

ZYRTARE: Tavares kompleton huazimin te Marseille nga Arsenali

news image

Marseille ka njoftuar se kanë nënshkruar me Nuno Tavares nga Arsenalit.

Transferimi është në formë huazimi 1-vjeçar për sezonin 2022-23, në të cilën nuk përfshin ndonjë opsion apo obligim blerje.

Tavares u transferua te Arsenali nga Benfica verën e kaluar, megjithatë nuk arriti të adaptohej me futbollin anglez, duke regjistruar shumë pak minuta me klubin londinez.

Ardhja e Zinchenkos bëri që portugezi të mendonte largimin nga klubi për të pasur minutazhë më të madhe.

/GazetaSinjaliSport/