image Zyrtare: Solskjaer rinovon me Manchester United deri në vitin 2024

Futboll

Zyrtare: Solskjaer rinovon me Manchester United deri në vitin 2024

news image

Ole Gunnar Solskjaer ka vazhduar kontratën me Manchester United.

Manchester United ka njoftuar se menaxheri, Ole Gunnar Solskjaer e ka vazhduar kontratën.

Solskjaer ka nënshkruar kontratën e re me kohëzgjatje tri vjeçare që do ta mbajë norvegjezin në “Old Trafford” të paktën deri në vitin 2024.

“Të gjithë e dinë ndjesinë që kam për këtë klub dhe jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratën e re”, tha Solskjaer.

“Është një kohë emocionuese për Manchester United, ne kemi ndërtuar një skuadër me një ekuilibër të mirë të të rinjve dhe lojtarëve me përvojë të cilët janë të etur për sukses. Kam një ekip fantastik rreth vetes dhe mezi pres që sezoni i ri të fillojë e të luajmë në Old Trafford”, përfundoi Ole Gunnar Solsjkaer. /Gazeta Sinjali Sporti/