image Zyrtare: Shtyhet edhe takimi ndërmjet Arsenalit dhe Wolverhamptonit

Futboll

Zyrtare: Shtyhet edhe takimi ndërmjet Arsenalit dhe Wolverhamptonit

news image

Zyrtarisht është shtyrë takimi mes Arsenalit dhe Wolverhamptonit, shkruan Sinjali Sport.

Kjo përballje nuk do të zhvillohet në xhiron e ardhshme për shkak të numrit të lartë me të infektuar nga varianti i ri i COVID-19 te skuadra e Wolves.

Për këtë njoftim bëri të ditur skuadra e Gunners, të cilët nëpërmjet Twitter dhanë lajmin se kjo ndeshje është shtyrë.

Topçinjtë kanë hyrë në një seri prej katër fitoreve rresht, kurse mysafirët kanë dy humbje, një fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit.  /Gazeta Sinjali Sporti/