image Zyrtare: Shtyhen dy ndeshje të Ligës së Kampionëve

Futboll

Koronavirusi/ Zyrtare: Shtyhen dy ndeshje të Ligës së Kampionëve

news image

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid janë shtyrë, kështu ka vendosur UEFA.

Lojtarët e Juventusit janë në karantinë, për shkak se Daniele Rugani doli pozitivë në testet për koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Në karantinë janë vendosur edhe futbollistët e Real Madrid, pasi që një basketbollistë i skuadrës së Madridit ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit. Skuadra e basketbollit dhe ajo e futbollit stërviten në të njëjten qendër stërvitore.

Në dyshim është edhe ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit, për shkak se qeveria italiane ka anuluar gjitha fluturimet.  Por ende UEFA nuk ka marrë ndonjë vendim./Gazeta Sinjali/