image Zyrtare: Sami Khedira bëhet me skuadër të re

Futboll

Zyrtare: Sami Khedira bëhet me skuadër të re

news image

Sami Khedira është larguar nga skuadra e Juventusit për ta vazhduar karrierën e tij te Hertha Berlin.

Lajmin për transferimin e futbollistit e bëri të ditur vetë klubi i Herthas, shkruan Sinjali Sport.

Ky klub u shpreh i lumtur që kan arritur të transferojnë një futbollist siç është Khedira.

Po ashtu, i lumtur për këtë transferim u shpreh edhe Khedira.

Hertha BSC u përpoq shumë për të më ndihmuar dhe më ofron mundësinë të kthehem në Bundesliga. Unë jam mirënjohës për këtë dhe sinqerisht mezi po pres që të jem në fushë me fanellën blu dhe të bardhë“, tha Khedira. /Sporti në Sinjali/