image Zyrtare: Roma huazon lojtarin e Arsenalit Maitland-Niles

Futboll

Zyrtare: Roma huazon lojtarin e Arsenalit Maitland-Niles

news image

Ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i Romës për Ainsley Maitland-Niles.

Maitland-Niles u raportua dje të jetë regjistruar si lojtar i skuadrës së Romës, në regjistrat e Serie A.

Por, vetëm sot ka ardhur njoftimi i skuadrës ‘Giallorossi’ për futbollistin e Arsenalit.

“Mirë se vjen te ‘Giallorossi’”, thuhet në njoftimin e Romës.

Niles do të jetë te Roma deri në fund të këtij edicioni në formë huazimi.

/Gazeta Sinjali Sporti/