image Zyrtare: Rinor Shabani nënshkruan kontratën e parë profesionale me Prishtinën

Futboll

Zyrtare: Rinor Shabani nënshkruan kontratën e parë profesionale me Prishtinën

news image

KF Prishtina këtë edicion nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë, duke mbetur në vendin e pestë pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Kampioni aktual i Kosovës ka mbetur 11 pikë mbrapa liderit Gjilanit dhe ka bërë disa ndryshime në radhët e veta.

Së fundmi Prishtina ka nënshkruar kontratë profesionale me talentin Rinor Shabani nga shkolla e futbollit të tyre.

16-vjeçari ka nënshkruar për tri vite me kryeqytetasit, derisa do t’iu bashkohet atyre në fazën përgatitore më 5 janar në Turqi.

Shabani luan në pozitën e sulmuesit anësorë, derisa është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U17. 

/Gazeta Sinjali Sporti/