image Zyrtare: Rahoveci transferon T.J. Dunans

Basketboll

Zyrtare: Rahoveci transferon T.J. Dunans

news image

T.J. Dunans i bashkohet skuadrës së Rahovecit, transmeton Sinjali Sport.

Klubi vreshtar ka arritur marrëveshje me amerikanin T.J. Dunans që ti bashkohet skuadrës së Rahovecit për pjesën e mbetur të kampionatit.

T.J. Dunans është i gjatë 196 cm dhe falë shpejtësisë së tij ai mund të mbulojë pozitat 1/2/3, përderisa eksperienca e tij e fundit ishte në elitën Çeke, derisa në të kaluarën është paraqitur edhe në kampionatin e Zvicrës, Kanadasë si dhe kolegjit të Auburn në NCAA.

Fundori Amerikani pritet ti bashkohet skuadrës kosovare qysh sonte.

/Gazeta Sinjali Sporti/