Ndeshja mes Pejës dhe Rahovecit nuk do të luhet nesër, për shkak se është anuluar. Lajmin e ka konfirmuar ekipi i Pejës.
Kjo për shkak se Rahoveci është tërhequr nga garat e Ligës Ballkanike, transmeton Gazeta Sinjali.
Këto dy skuadra do të ndeshen përsëri këtë javë por në Superligën e Kosovës nga ora 17:00 në Karagaç.
Rahoveci i ka dërguar dy ditë më parë një e-mail Ligës Ballkanike për ta njoftuar se do të tërhiqen nga gara. /Gazeta Sinjali/