Klubi basketbollistik, Rahoveci ka bërë me dije që kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.
Pas një fillimi se jo të mirë këtë sezon, Rahoveci ka vendosur të ndajë rrugët me Takianos.
Pasuesi i grekut do jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra.
Postimi i plotë i Rahovecit pa ndërhyrje:
Me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.
E falenderojmë për punën e bërë deri më tani dhe kontributin e dhënë, teksa i urojmë çdo ditë të mirë në jetë e karrierë.
Zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra.
Me këto ndryshime, klubi synon të rikthehet në normalitet, pas rezultateve të fundit”, shkroi klubi.