Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pak minuta më parë doli në konferencë për shtyp ku tregoi për zbutjen e masave kundër koronavirusit.
Qeveria Spanjolle mori vendim që ekipet e futbollit në La Liga mund të fillojnë stërvitjet me datën 2 maj, transmeton Gazeta Sinjali.
Këto stërvitje fillimisht do të jenë individuale, kurse pas dy javësh do të fillojnë stërvitjet grupore.
Spanja është njëri nga vendet më të prekura nga koronavirusi, por duket se tashmë ka filluar ta marrë situatën në dorë./Gazeta Sinjali/