image Ibrahimovic poston video nga stërvitjet, vazhdon rikuperimi i tij

Futboll

Ibrahimovic poston video nga stërvitjet, vazhdon rikuperimi i tij

news image

Problemi me tendinin e Akilit nuk është zgjidhur ende dhe koha e rikuperimit po zgjat.

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion të Piolit as për ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Italisë kundër Lazios në “San Siro” pasi ende nuk është rikuperuar nga inflamacioni në tendinën e tij, dëmtim të pësuar kundër Juventusit.

Sulmuesi suedez, i cili vazhdon të punojë në palestër, është në dyshim edhe për ndeshjen e kampionatit ndaj Sampdorias.

“Durim” shkroi Ibrahimovic në Twitter së bashku me një video ai shikohet teksa vazhdon stërvitjen e tij me një thes grushtimi.

/Gazeta Sinjali Sporti/