image Vedat Muriqi mirëpritet nga bashkëlojtarët në Mallorca, fillon stërvitjen e parë

Futboll

Vedat Muriqi mirëpritet nga bashkëlojtarët në Mallorca, fillon stërvitjen e parë

news image

Vedat Muriqi dje në ditën e fundit të merkatos është bërë lojtar i Mallorcas.

Sulmuesi i Kosovës, zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Mallorcas pas largimit nga Lazio, raporton Sinjali Sport.

Muriqi ka kryer sot stërvitjen e parë tek skuadra spanjolle, atje ku është pasqyruar edhe në disa fotografi nga ana e klubit.

Faqja zyrtare e Mallorcas përmes një postimi shfaqi fotografitë nga stërvitja e parë e sulmuesit kosovar.

“As pirati nuk mundet t’i ik kësaj mirëpritje”, duke qeshur kanë shkruar faqja e klubit spanjoll.

/Gazeta Sinjali Sporti/