PSG ka emëruar trajnerin e ri të klubit, vetëm pak kohë pasi zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Mauricio Pochettinon.
Klubi francez ka emëruar trajner të ri Christophe Galtier, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare.
Galtier së fundi ishte pjesë e klubit francez Nice, teksa në sezonin 2020-21 udhëhoqi Lillen drejt titullit të ligës.
“Prania e Luis Campos ishte vendimtare. E pranova punën në Paris Saint-Germain me shumë përulësi, por me vendosmëri të madhe”, është shprehur Galtier.