image Zyrtare: Prishtina transferon Arlind Shabanin

Futboll

Zyrtare: Prishtina transferon Arlind Shabanin

news image

Prishtina ka vazhduar ditën e sotme edhe me një transferim, transmeton Sinjali Sport.

Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar Arlind Shabanin si futbollistin e tyre më të ri.

Shabani transferohet nga skuadra maqedonase Struga Tim-Lum.

Mesfushori 19-vjeç ka nënshkruar me Prishtinën për tre vite.

Arlindi ka luajtur më herët për KEK-un, Trepçën’89, Ramiz Sadikun në Kosovë, derisa përvoja në Maqedoni e ka rritur si lojtar.

Shabani ka përfaqësuar Kosovën për grupmoshat U19, ndërsa për gjenerata tjera ende nuk ka debutuar.

Ndryshe, Arlindi njihet si Luka Modrici kosovar.

/GazetaSinjaliSporti/