image ZYRTARE: Prishtina prezanton ish-futbollistin e Ballkanit

Futboll

ZYRTARE: Prishtina prezanton ish-futbollistin e Ballkanit

news image

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina ka prezantuar transferimin më të ri të klubit, i cili është Ramiz Bytyqi.

Bytyqi transferohet tek Prishtina duke nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin kryeqytetas.

23-vjeçari vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”.

Mbrojtësi i djathtë është njohje e vjetër e trajnerit të ri të Prishtinës, Ismet Munishi, i cili e afirmoi Bytyqin në futbollin kosovar te skuadra e parë e Ballkanit.

/GazetaSinjaliSport/