image KF Prishtina zyrtarizon ardhjen e Ismet Munishit përmes një videoje: Një epokë e re për Prishtinën po fillon

Futboll

KF Prishtina zyrtarizon ardhjen e Ismet Munishit përmes një videoje: Një epokë e re për Prishtinën po fillon

news image

Klubi futbollistik nga kryeqyteti, KB Prishtina ka zyrtarizuar Ismet Munishin si njeriun e ardhshëm të stolit të klubit.

Munishi e kishte bërë publike disa ditë më parë zyrtarizimin e tij tek Prishtina, ndërkohë tani njoftimin e ka bërë edhe skuadra kryeqytetase.

Nëpërmjet një videoje, KB Prishtina i ka uruar mirëseardhje trajnerit Ismet Munishi.

“Një epokë e re për Prishtinën po fillon”, ka shkruar faqja zyrtare e KB Prishtinës.

/GazetaSinjaliSport/