Klubi nga kryeqyteti, Prishtina ka prezantuar transferimin më të ri të klubit, i cili është Ramiz Bytyqi.
Bytyqi transferohet tek Prishtina duke nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin kryeqytetas.
23-vjeçari vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”.
Mbrojtësi i djathtë është njohje e vjetër e trajnerit të ri të Prishtinës, Ismet Munishi, i cili e afirmoi Bytyqin në futbollin kosovar te skuadra e parë e Ballkanit.