image Zyrtare: Prishtina përforcohet edhe me Ristevskin

Futboll

Zyrtare: Prishtina përforcohet edhe me Ristevskin

news image

Prishtina nuk po ndalet së transferuari lojtarë dhe tashmë fondi i lojtarëve të skuadrës duket krejtësisht ndryshe nga fillimi i sezonit.

Lojtari i radhës që i është bashkuar skuadrës së Prishtinës është Aleksandar Ristevski.

Ristevski së fundmi ka luajtur te Rabotniçki dhe mbulon pozitën e qendërmbrojtësit. Ai është maqedonas.

Ristevski është 29 vjeçar dhe ka qenë aktiv edhe në Kategorinë Superiore në Shqipëri.

Shikoni më poshtë njoftimin e plotë të Prishtinës për këtë transferim.

/Gazeta Sinjali Sporti/