image ZYRTARE: Prej vitit të ardhshëm Superliga e Kosovës me 4 ekipe në garat evropiane

Futboll

ZYRTARE: Prej vitit të ardhshëm Superliga e Kosovës me 4 ekipe në garat evropiane

news image

Paraqitjet e mira të Prishtinës dhe Dritës por edhe barazimi i Llapit kundër Shkupit kanë bërë që Superliga e Kosovës ti gëzohet një lajmi të madh.

Nga viti i ardhshëm në garat evropiane do të luajnë 4 skuadra nga Kosova, raporton presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjellë Sinjali  Sport.

Më poshtë postimi i plotë i presidentit të FFK-së, Agim Ademit:

Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju një lajm jashtëzakonisht të mirë për futbollin e Kosovës. Që nga edicioni 2022/2023 Kosova do të përfaqësohet në Evropë me 4 skuadra.

Pra, edicioni i ri i garave në futbollin kosovar do të dërgojë në garat evropiane kampionin, nënkampionin, skuadrën e pozitës së tretë në renditjen e Superligës si dhe fituesin e Kupës së Kosovës.

Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë, e për të cilin jemi angazhuar shumë me kërkesa të vazhdueshme në UEFA.

Duke pasur parasysh se Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% kampionatit tonë do të jetë në garat evropiane dhe kjo s’do mend se është arritje e madhe.

Me këtë rast përveq punës tonë si federatë, dua t’i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan në kërkesën tonë, por më së shumti i falënderoj klubet tona, të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasiqë koeficienti fitohet nga performanca e tyre.

Prandaj, në këtë ditë të rëndësishme për futbollin e Kosovës i uroj klubet e Superligës, ngase pjesëmarrja e katër ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe pa dyshim edhe ngritje të organizimit të klubeve.

Urime e na priftë e mbara!

Me respekt A.A . /Gazeta Sinjali Sporti/