image Zyrtare: Patrick Cutrone rikthehet në Premier Ligë

Futboll

Zyrtare: Patrick Cutrone rikthehet në Premier Ligë

news image

Wolves ka njoftuar se kanë rikthyer para kohe në skuadër sulmuesin italian, Patrick Cutronen, transmeton Sinjali Sportiv.

Cutrone iu bashkua Fiorentinas në janar të vitit të kaluar si i huazuar nga Wolves, teksa marrëveshja ishte për 18 muaj.

Mirëpo, 23 vjeçari nuk ka bindur drejtuesit e klubit italian dhe është rikthyer pas 12 muajve në Angli.

Kjo është bërë e ditur nga klubi i Wolvesit, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Ndryshe, Patrick Cutrone ka kontratë të vlefshme me Wolves deri në verën e vitit 2023. /Sinjali Sportiv/.