image Juventusi i ofron 75 milionë euro për Vlahovicin, Fiorentina e pranon ofertën

Futboll

Juventusi i ofron 75 milionë euro për Vlahovicin, Fiorentina e pranon ofertën

news image

Juventusi ka dërguar ofertën e parë zyrtare te Fiorentina për shërbimet e Dusan Vlahovicit, shkruan Sinjali Sport.

Zonja e Vjetër i ka ofruar Violës 75 milionë euro për serbin, ofertë të cilën pritet ta pranojnë Fiorentina, sipas Sky Sport.

Marrëveshja verbale mes dy klubeve është afër të kompletohet, tashmë skuadrës bardhezi i ka mbetur vetëm dakordi me Vlahovicin.

21 vjeçari është golashënuesi më i mirë këtë sezon në Serie A me 17 gola.

/Gazeta Sinjali Sporti/