Wolves ka njoftuar se kanë rikthyer para kohe në skuadër sulmuesin italian, Patrick Cutronen, transmeton Sinjali Sportiv.
Cutrone iu bashkua Fiorentinas në janar të vitit të kaluar si i huazuar nga Wolves, teksa marrëveshja ishte për 18 muaj.
Mirëpo, 23 vjeçari nuk ka bindur drejtuesit e klubit italian dhe është rikthyer pas 12 muajve në Angli.
Kjo është bërë e ditur nga klubi i Wolvesit, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
Ndryshe, Patrick Cutrone ka kontratë të vlefshme me Wolves deri në verën e vitit 2023. /Sinjali Sportiv/.