image ZYRTARE: Pas Pogbas, Man United njofton për largimin e një tjetër futbollisti

Futboll

ZYRTARE: Pas Pogbas, Man United njofton për largimin e një tjetër futbollisti

news image

Pak orë më parë, Manchester United njoftoi për largimin e francezit Paul Pogba nga skuadra, pasi i skadoi kontrata e tij me djajtë.

Klubi anglez tani ka njoftuar për një tjetër largim nga skuadra vetëm pak çaste më vonë.

‘Djajtë e Kuq’ kanë njoftuar se mesfushori Jesse Lingard është larguar nga skuadra, gjithashtu duke i skaduar kontrata e tij me klubin.

Tek United pritet të ketë edhe largime të tjera pasi menaxheri i ri, Ten Hag dëshiron reformë totale në klubin anglez.

/GazetaSinjaliSport/