image Man United arrin marrëveshje finale me Interin për Onanan

Futboll

Man United arrin marrëveshje finale me Interin për Onanan

news image

Manchester United ka rënë dakord për një tarifë prej 51 milionë eurosh plus 4 milionë euro shtesë me Interin për nënshkrimin e Andre Onana, raporton mediumi britanik The Athletic.

Athletic raporton se si Onana i përfundon ekzaminimet mjekësore mbetet ende për t’u vendosur. 27-vjeçari mund të fluturojë për në Mançester për teste mjekësore, por ai mund të bëjë diku tjetër përpara se të bashkohet me United në turneun parasezonal të klubit në SHBA. Erik ten Hag dhe ekipi i tij fluturojnë nga Skocia të mërkurën pas përballjes me Lyon në Edinburg.

Sot (e martë) nuk pritet një njoftim zyrtar për Onanën pasi klubi po punon për detaje më të imta.

Onana tashmë ka rënë dakord për kushtet personale në Old Trafford dhe është vendosur të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2028, me opsion për një vit shtesë.

Bisedimet për pagën e Onanës patën një përparim të shtunën dhe përfunduan të nesërmen. United pastaj ra dakord për një tarifë përfundimtare me Interin, duke përfshirë bonuset dhe kushtet e pagesës, të hënën mbrëma.

Onana ka qenë i etur për një lëvizje në Old Trafford, ku ai do të lidhet përsëri me Ten Hag pas kohës së tyre së bashku në Ajax.

/GazetaSinjali/