image Amrabat i jep dritën jeshile Man United për kalimin në Old Trafford

Futboll

Amrabat i jep dritën jeshile Man United për kalimin në Old Trafford

news image

Sofyan Amrabat thuhet se ka dhënë dritën jeshile për një kalim te Manchester United dhe ‘Djajtë e Kuq’ së shpejti do t’i dërgojnë një ofertë zyrtare Fiorentinës.

Sipas Fabrizio Romanos, reprezentuesi maroken dëshiron të përfundojë transferimin e tij të propozuar në Old Trafford. Ai besohet se ka refuzuar ofertat nga klubet në Arabinë Saudite, duke përfshirë një nga Al-Ahli, pasi ai e ka vendosur zemrën në një sfidë të re me gjigantët e Premier League.

United ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për Amrabat te Fiorentina. Megjithatë, ata do ta dërgojnë atë së shpejti pasi Fred ose Donny van de Beek të largohen nga klubi. Ndërsa Fred ka qenë në shënjestër nga Fulham dhe AS Roma e Jose Mourinhos, klubi spanjoll Real Sociedad thuhet se po shikon një marrëveshje huazimi për mesfushorin holandez Van de Beek.

Fiorentina mund të kërkojë rreth 30 milionë funte për Amrabat. Kjo ishte shifra e diskutuar më herët në korrik, kur 26-vjeçari fillimisht i tha klubit italian dëshirën e tij për t’u larguar.

Man United do të shpresojë të përfundojë marrëveshjen për Amrabat përpara ndeshjes hapëse të Premier League kundër Wolves më 14 gusht.

/GazetaSinjaliSport/