Portieri gjerman, Manuel Neuer i ka dhënë fund spekulimeve sa i përket të ardhmes së tij.
Gjermani sot ka nënshkruar kontratën e re me skuadren e Bayern Munchen, transmeton Gazeta Sinjali.
Me kontratën e re, Neuer do të jetë pjesë e bavarezëve deri në vitin 2023.
Neuer u përfol shumë se do të largohet në merkaton e verës. Chelsea ishte njëra nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij./Gazeta Sinjali/