image Zyrtare: Ndeshja Maqedoni-Kosovë do të luhet pa tifozë

Futboll

Futboll/ Zyrtare: Ndeshja Maqedoni-Kosovë do të luhet pa tifozë

news image

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që ndeshja kundër Kosovës të luhet pa pranin e tifozëve.

 Kjo për shkak të frikës të shpërndarjes së Koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me datën 26 mars./Gazeta Sinjali/