Skuadra e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.
Qiprioti, Antonis Constantinides është rikthyer si kryetrajner te skuadra ‘bardhë e kaltër’, transmeton Gazeta Sinjali.
Constantinides ishte trajner i Prishtinës në vitin 2016 ku kishte fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Ai do ta udhëheq Prishtinën deri në fund të sezonit./Gazeta Sinjali/