Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, sapo ka hyrë në selinë qëndrore të LDK-së.
Sipas zyrtarëve të LDK-së, Sejdiu do të aderoj në këtë parti.
Kohëve të fundit ai po e përkrah jashtë mase koalicionin parazgjedhor LDK-VV.
“Vetëm LDK-VV e shndërron PAN-in në PAN-IK”, shkroi para pak ditësh Sejdiu në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Sejdiu në të kaluarën ka qenë pjesëtar i AKR-së, por nga kjo parti kishte dhënë dorëheqje duke kaluar si deputet i pavarur./Sinjali/