image Korab Sejdiu futet në zyrën e LDK-së

Politikë

Korab Sejdiu futet në zyrën e LDK-së

news image

Para pak minutash ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, është parë duke hyrë në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton gazetari i Sinjalit nga vendi i ngjarjes.

Sejdiu ka hyrë nga hyrja alternative e zyrës së LDK-së. Por, kjo gjë është vërejtur nga mediat që janë duke i përcjellë zhvillimet brenda kësaj partie.

Nuk dihet nëse Korab Sejdiu do të aderojë përfundimisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi që kohëve të fundit ai po e përkrah jashtë mase koalicionin parazgjedhor LDK-VV.

“Vetëm LDK-VV e shndërron PAN-in në PAN-IK”, shkroi para pak ditësh Sejdiu në profilin e tij në Facebook./Sinjali/