image LDK dënon ashpër sulmin terrorist kundër Izraelit

Politikë

LDK dënon ashpër sulmin terrorist kundër Izraelit

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin terrorist dhe kanë theksuar se qëndrojnë përkrah popullit izraelit.

“Sulme të tilla terroriste janë të papranueshme dhe i dënojmë fuqishëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thuhet në komunikatë, qëndron dhe solidarizohet me presidentin Isaac Herzog dhe popullin izraelit në këto momente shumë të vështira e të rënda për ta.

Abdixhiku po ashtu ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist dhe qëndron përkrah popullit izraelit. Sulme të tilla…

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Saturday, October 7, 2023

/GazetaSinjali/