image ZYRTARE: Klubi portugez konfirmon largimin e mesfushorit në drejtim të Arsenalit

Futboll

ZYRTARE: Klubi portugez konfirmon largimin e mesfushorit në drejtim të Arsenalit

news image

Porto ka konfirmuar larigmin e mesfushorit të tyre, Fabio Vieira në drejtim të Arsenalit.

Arsenali ka nënshkruar me Fábio Vieira nga FC Porto në një marrëveshje të përhershme, ka njoftuar klubi portugez.

“Marrëveshja ka përfunduar për shumën prej 40 milionë euro dhe prej tyre, 5 milionë euro varen nga arritja e objektivave sportive”, thuhet në komunikatën e klubit portugez.

22-vjeçari do t’i ketë sot testet mjekësore, për ta finalizuar marrëveshjen e tij pesë-vjeçare me klubin londinez.

/GazetaSinjaliSport/