Klubi Futbollistik Feronikeli nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Klodian Duro, përcjell Sinjali Sport.
Feronikeli sot humbi ndeshjen e xhiros së 32-të nga Drita me rezultat 3-1.
Skuadra nga Drenasi pas kësaj humbje rrezikon qëndrimin në elitë duke qenë vetëm dy pikë larg pozitës së nëntë.
Pas rezultateve të shfaqura klubi i Feronikelit dhe trajneri nga Shqipëria i dhanë fund bashkëpunimit.
Drejtimin e skuadrës deri në fund të këtij stinori do ta marrë, Faruk Elshani.
Postimi i KF Feronikelit në “Facebook” pa ndërhyrje:
Komunikatë për media
FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.
Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.
FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.
Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.