image Drita rrëmben kreun e Superligës me stil, ia shënon 7 gola Feronikelit

Futboll

Drita rrëmben kreun e Superligës me stil, ia shënon 7 gola Feronikelit

news image

Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll filloi sot, shkruan Sinjali Sport.

Drita e filloi stinorin pranveror si nikoqire ndaj Feronikelit, duke e shkatërruar totalisht me rezultat 7-0.

Hamdi Namani me hat-trick, Marko Simonovski, Arbnor Muja, Almir Ajzeraj dhe Ardit Tahiri me nga një gola demoluan skuadrën nga Drenasi.

Intelektualët rrëmbyen pozitën e parë në Superligë me 37 pikë, pasi Gjilani barazoi, ndërsa Industrialistët me 11 pikë janë vendin e fundit në tabelë. /Gazeta Sinjali Sporti/