Ekipi i Superligës së Kosovës, KF Gjilani, ka aranzhuar një miqësore me ekipin nga liga e dytë e Zvicrës, FC Schaffhausen.
Ndeshjen ndërmjet dy klubeve e ka konfirmuar klubi zviceran përmes faqeve në rrjetet sociale.
Ndeshja është paraparë të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Lipo Park”, në Schaffhausen.
Gjilani është një ndër klubet më të përforcuar në afatin kalimtar të verës. /Sinjali