image Gjilani kërkon të ruajë epërsinë e ndeshjes së parë sot në udhëtim në Letoni

Futboll

Gjilani kërkon të ruajë epërsinë e ndeshjes së parë sot në udhëtim në Letoni

news image

Gjilani do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë ndaj Liepajas në rrethin e parë të Ligës së Konferencës.

Skuadra bardhekuqe ka avantazhin pas ndeshjes së parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri” ku kishte arritur fitore me rezultat minimal 1-0.

Gjilanasit i pret një udhëtim i vështirë sot në Letoni, megjithatë ata do të kërkojnë ruajtjen e epërsisë nga ndeshja e parë, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin në rrethin e dytë.

Golin e vetëm për Gjilanin në ndeshjen e parë e shënoi Albert Dabiqaj.

Ndeshja e sotme fillon nga ora 16:00.

/GazetaSinjaliSport/