image ZYRTARE: KB Trepça ndan rrugët me Minchev

Basketboll

ZYRTARE: KB Trepça ndan rrugët me Minchev

news image

KB Trepça ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin bullgar, Lubomir Minchev.

Sipas klubit mitrovicas, vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme.

Me Trepçën, Minchev arriti në katër finale, duke fituar dy trofe – Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Një seri negative prej tre humbjeve radhazi, bëri që palët të ndërprejnë bashkëpunimin, dhe klubi mitrovicas e ka falenderuar teknikun për kontributin e tij të deritashëm në klub.

/GazetaSinjaliSport/