image Zyrtare: Jack Wilshere prezantohet te skuadra daneze

Futboll

Zyrtare: Jack Wilshere prezantohet te skuadra daneze

news image

Jack Wilshere, zyrtarisht ka nënshkruar për skuadrën daneze të Superligës, Aarhus Gymnastikforening për t’i dhënë fund periudhës së tij të gjatë si lojtar i lirë.

Mesfushori qendror kishte qenë pa klub për tetë muaj pasi u largua nga Bournemouth nga Championship në fund të sezonit të kaluar.

Wilshere kishte qenë duke u stërvitur në fillim të këtij sezoni në klubin italian Como, por nuk ishte në gjendje të nënshkruante për klubin pasi ai nuk kishte një pasaportë të BE-së në atë kohë.

Pa një klub dhe duke synuar të fitojë kondicion të plotë, Wilshere – i cili kaloi një dekadë në skuadrën e Arsenalit, duke bërë 197 paraqitje – më pas u kthye të stërvitej aty, pa nënshkruar kontratë.

Të dielën (sot), mediat lokale në Danimarkë raportuan se Wilshere kishte rënë dakord për kushtet me skuadrën daneze Aarhus, me klubin që më pas vendosi një provokim në llogarinë e tyre të mediave sociale.

/Gazeta Sinjali Sporti/