image Zyrtare: Ja kur do të përfundoj Superliga e Kosovës

Futboll

Futboll/ Zyrtare: Ja kur do të përfundoj Superliga e Kosovës

news image

UEFA sot ka mbajtur një mbledhje me videolidhje ku ka marrë disa vendime të rëndësishme rreth futbollit evropian.

Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë videolidhje e përfaqësuan presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje janë marrë disa vendime të rëndësishme për ligat evropiane.

Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor./Gazeta Sinjali/