image Zyrtare: Ja kur do të fillojë "Tour de France"

Futboll

Sport/ Zyrtare: Ja kur do të fillojë “Tour de France”

news image

Turi i Francës nuk do të nisë më 27 qershor.

Pas shumë dyshimesh, konfirmimi vjen nga organizatorët e turneut më të rëndësishëm të çiklizmit botëror.

Ky vendim është në linjë me atë të presidentit francez Emmanuel Macron, për të anuluar të gjithë eventet publikë deri në mesin e korrikut si masë në “luftën” kundër Covid-19.

Organizatorët e Turit të Francës precizojnë se brenda muajit do të njoftojnë planin për zhvillimin e këtij kompeticioni.

Sipas mediave franceze një datë e mundëshme për nisjen është 25 korriku, ndërsa garat do të zhvillohen pa praninë e tifozëve në rrugë deri në datën 16 gusht.