image Zyrtare: Interi transferon Kolarovin

Futboll

Zyrtare: Interi transferon Kolarovin

news image

Inter ka zyrtarizuar transferimin e Aleksander Kolarov nga Roma.

Futbollisti serb kaloi tri vite të suksesshme me Romën, kurse tani karrierën do ta vazhdojë me klubin tjetër italian, Inter.

Inter pagoi 1.5 milion euro në drejtim të Romës, transmeton Sinjali Sportiv.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2021 (3 milionë euro + shtesë) me një mundësi për një sezon tjetër. /Sinjali Sportiv/